Labinot Tahiri e hapë fushatën të mërkuren
Labinot Tahiri do ta hapë fushatën zgjedhore më 7 qershor
Kandidati për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Labinot Tahiri do ta hap fushatën zgjedhore më 7 qershor në Ferizaj.
Sipas një njoftimi në hapjen e fushatës e cila do të bëhet në restorant “Fitorja”, duke filluar nga ora 21:00, me ç’rast do të këndojnë 2 ton, grupi Fama, Xhela, Valon Bytyqi, Dorandd etj.
“Ftohen të gjithë përkrahësit dhe simpatizantët e Labinot Tahirit nga të gjithë trojet shqiptare që të marrin pjesë në hapjen e kësaj fushate”, bëhet e ditur në njoftimin e AKR-së.