Rita Ora e mbajti fjalën, nisi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala
Ftohet komuniteti i bizneseve dhe personazhet e njohura që të ndihmojnë Shqipërinë
Pas tërmetit në Shqipëri, si pasojë e së cilit kanë vdekur 51 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë, filloi rindërtimi i familjes Sala në fshatin Pinar. E kjo falë kontributit të këngëtare së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Orës, shkruan rtv21.tv
Ndërsa, sot, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se filloi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala. “Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord.”, shkroi Velijaj në facebook.
Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit./21Media