Labi mblodhi 10 mijë euro për Shqipërinë
Labi do të ndihmojë edhe familjen e vëllezërve nga Gjilani
Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri sot njoftoi që ka mbledhur 10 mijë euro për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit, si pasojë e së cilit kanë vdekur 51 persona.
Përveç Shqipërisë, Tahiri premtoi që 2 mijë euro do t’i ndajë për familjen Abazi nga Gjilani, djemtë e së cilës kanë vdekur nga tërmeti i së martes në Shqipëri.
“10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipêrinë! Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodêr, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam! Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesêr do ua dergoj në llogarinë e tyre. Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe femijët që na presin qê ti shërojmë…! Zoti e baft mirë.”, shkroi Labi në instagram, ku numëron 130 mijë ndjekës.
Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit./21Media