Drenasi nesër pa ujë të pijshëm

Drenasi nesër pa ujë!

Gjatë ditës së nesërme 2 dhjetor, e hënë, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30 ( gjithsej 11 orë), konsumatorët e komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.

Ekipet teknike të Ndërmarrjes “Ibër Lepenc” do të merren me rastin më fjalë dhe sipas tyre, ata do të bëjnë çmos që punimet të  kryhen në afat sa më të shpejtë edhe pse, pozicioni i punës është i vështirë.

KRU “Prishtina” kanë kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Drenasit!

Back to top button