Elvis Naçi dhuroi 10 mijë euro nga të ardhurat personale
Humanisti Naçi bëri thirrje për të ndihmuar shqiptarët që iu janë rrënuar shtëpitë
Pas tërmetit në Shqipëri, shumë biznise, shoqata dhe emra të njohur të fushave të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare u kanë dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Përmes mejteve financiare, veshmbathjeve dhe gjërave ushqimore, të prekurit nga tërmeti në Shqipëri janë ndihmuar nga i madh e i vogël nga viset shqiptare dhe jo vetëm.
Në mesin e atyre që po kontribuojnë të ndihmojnë Shqipërinë është edhe humanisti i njohur shqiptar, Elvis Naçi, shkruan rtv21.tv
Përveç përmes fondacionit firdeus, humanisti Naçi sot bëri të ditur se nga të ardhurat e tij personale dhuroi 10 mijë euro për tu ndihmuar të prekurve nga tërmeti.
“Sot une dhurova 10 mije euro nga te ardhurat e mija personale, dhuro edhe ti per Shqiptaret qe i jane rrenuar shtepiat!”, shkroi Naçi në instagram, me ç’rast bëri thirrje që të gjithë ata që duan të ndihmojnë, të kontribuojnë në fondacionin firdeus.
Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit./21Media