Bushati: Të shokuar nga sulmet terroriste
Bushati ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Londër
Përmes një statusi në rrjetin social “facebook”, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
“Jemi të gjithë të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës. Londrës i’u desh të përballej mbrëmë me një tjetër sulm barbar. Ngushëllimet tona popullit britanik. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Bushati.
Mbrëmjen e së shtunës siç raportohet deri më tani shtatë persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë në qendër të Londrës. Ndërkohë, policia tha se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market.
Ky është sulmi i tretë terrorist që godet Britaninë e Madhe në 3 muajt e fundit.