U përplas nga makina, humb jetën 60 vjeçari

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit

Një këmbësor ka humbur jetën pasditen e kësaj të hëne në Tiranë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Prezë.

Informacionet bëjnë me dije se automjeti me drejtues A. L. aksidentoi 60-vjeçarin që po kalonte në rrugë. Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori ndërroi jetë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit me inicialet A. L është shoqëruar në komisariat, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Back to top button