Dita e Pavarësisë së Malit të Zi edhe në Kosovë
Shënohet Dita e Malazezëve të Kosovës
Bashkësia e malazezëve të Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, organizon solemnitet me rastin e Ditës së malazezëve të Kosovës, Ditës së Pavarësisë të Malit të Zi.
Solemniteti organizohet me përkrahjen e kryetarit të Kosovës dhe kryetarit të Malit të Zi, si dhe qeverive të dy shteteve.
Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 14:30 në Teatrin Kombëtar, ku do të ketë edhe program kulturo-artistik të rastit.