Katër shtete “divorcohen” nga Katari

Sipas këtyre shteteve Katari mbështet grupet terroriste

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për destabilizimin e rajonit.

Ata thonë se Katari mbështet grupe terroriste duke përfshirë Shtetin Islamik ISIS.

Agjencia shtetërore e lajmeve Saudite PS, tha se Riadi kishte mbyllur kufijtë e tij me Katarin.

PS citon zyrtarët të kenë thënë se ky vendim ka ardhur për të mbrojtur sigurinë kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe ekstremizmit.

Kjo konsiderohet si ndarja më serioze midis vendeve të fuqishme të Gjirit, të cilët janë gjithashtu aleatë të ngushtë të SHBA-ve.

Vendimi vjen dy javë pasi të katër vendet bllokuan faqet e lajmeve të Katarit.

Back to top button