Një i mitur u largua nga strehimorja e Prishtinës
Nuk dihet se ku gjendet
Dje u raportua se një fëmijë i mitur u largua nga strehimorja në Prishtinë dhe nuk dihet për vendodhjen e tij.
Sipas policisë, rasti ndodhi dje rreth orës 16:30 në rrugën “Rexhep Shema”.
“Është raportuar se nga Strehimorja e Fëmijëve në Prishtinë është larguar një fëmijë i mitur mashkull K/Shqiptar dhe nuk dihet se ku gjendet.”, raportoi sot policia.
Rasti është nën hetime./21Media