Ferizajasi rrahu motrën dhe e kërcënoi që të dalë nga shtëpia

Ai kanosi me thikë edhe nënën, u arrestua i dyshuari

U arrestua dje një i dyshuar në Ferizaj pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe e kishte kanosur, duke i thënë që të dalë nga shtëpia.

Ai po ashtu e ka me thikë edhe nënën e tij.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.”, njoftoi sot policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button