Brenda 24 orëve dy vajza raportohen të zhdukura
Policia po heton rastet
Dy vajza janë raportuar nga familjarët e tyre si persona të zhdukur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës njëri rast ka ndodhur në Mitrovicë e tjetri në Gjilan.
Qe nga 4 janari një nënë ashkalike nga Gjilani nuk e di se ku e ka vajzën. Ajo dje e kishte raportuar rastin në polici duke thënë se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj.
Rasti tjetër është raportuar në Mitrovicë. Vajza ishte larguar nga shtëpia më 5 janar.
“Ankuesi mashkull /K Shqiptar raporton se mbesa e tij viktima femër K /Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, ka njoftuar policia.
Sipas policisë rastet janë duke u hetuar./21Media