Thaçi “injoron” krizën dhe mediat
Cilët do të jenë hapat e radhës, për mandatarin për kryeministër?!
Presidenti i shtetit sot injoroi mediat dhe nuk foli aspak për hapat e radhës të caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Kryetari i Republikës, Hashim Thaçi sot u pa në Prishtinë, ishte në dy ngjarje që u zhvillonin në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, por në salla të ndryshme.
Thaçi, fillimisht kërkoi mirëkuptim nga mediet derisa ta mbaron paraqitjen në konferencën e parë, dhe se gjatë daljes do t’ju flet medieve.
Të njëjtën gjë e përsëriti edhe në konferencën e dytë, por s’e bëri. /21Media