Flet drejtori i gjimnazit për skandalin në Vushtrri
Suspendohet përkohësisht nga puna mësimdhënësi
Një e mitur, nxënëse e klasës së dhjetë në Shkollën e Mesme të Lartë, gjimnazi “Eqrem Qabej” ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj, profesori i edukatës fizike, H.A, 51-vjeçar. Drejtori i gjimnazit, Lulzim Bivolaku, për rtv21.tv bëri të ditur se viktima së bashku me prindin e saj e kanë denoncuar këtë rast në shkollë. Pastaj e kanë paraqitur rastin në polici.
Bivolaku tregoi se rasti sipas viktimës ka ndodhur të premten, pas përfundimit të orës së katërt, gjatë pushimit të shkurtër. Potencoi se ky është rasti i parë i ngacmimit që është raportuar në drejtori të gjimnazit “Eqrem Qabej”.
Mësimdhënësi i dyshuar është në ndalim 48 orësh nga policia. Ndërsa sot komuna e Vushtrrisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i dyshuari është suspenduar përkohësisht nga puna./21Media
[Së shpejti detaje të reja]