Pastrohet rrethina e Liqenit të Badovcit
Vullnetarët thonë se liqeni është në gjendje të mjerueshme
Një numër qytetarësh iu bashkuan grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, në aksionin për pastrimin e këtij resursi natyror të ujit. Përveç pastrimit, qëllim i këtij aksioni ishte edhe vetëdijesimi I qytetarëve për ruajtjen e ambientit rreth liqenit nga cili një pjesë Prishtinës furnizohet me ujë të pijshëm.