Zjarr në SHBA, së paku tetë të vdekur!
Ende nuk dihet sa viktima kanë humbur jetën
Së paku 8 persona kanë humbur jetën pasi zjarri përfshiu disa anije rekreacionale në verilindje të Alabamas.
Zjarri shkatërroi 35 anije përgjetë lumit Tennessee.
Shefi i zjarrfikësve të Scottsboro, Gene Neclaus, deklaroi se deri tash mund të konfirmohen 8 vdekje.
Zjarri ka kapluar anijet rreth orës 12:40 pas mesnatës sipas kohës lokale, kanë bërë të ditur autoritetet.
Prioritet për zjarrfikësit dhe policinë do të jetë kërkimi i viktimave. Sipas Neclaus kërkimet nuk do të kryhen sonte, por do të zgjasin tre ose katër ditë, ndoshta edhe më gjatë./21Media