Kurti: Duhet qeveri ndryshe për luftimin e krimit
Kurti reagon pas vrasjes së policit në Zhur
Për vrasjen në detyrë të një polici mbrëmë në Zhur të Prizrenit, ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Ai pasi u ka shprehur ngushëllime familjes dhe Policisë së Kosovës ka thënë se që të luftohet krimi Kosovës i duhet një qeveri ndryshe.
“Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin.”, ka shkruar Kurti.
Polici ka humbur jetën pas shpërthimi i një eksplozivi. Dyshohet se shpërthimi ishte me dirigjues dhe ndodhi në momentin kur policia po zhvillonin një aksion antidroge./21Media