E diela ditë pushimi për të gjithë punëtorët në Komunën e Vushtrrisë
Miratohet Rregulloja
Komuna e Vushtrrisë në mbledhjen e Kuvendit Komunal sot ka miratuar Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës së Veprimtarive Afariste- Bizneseve në Komunën e Vushtrrisë. Rregullorja hyn në fuqi dhe zbatohet nga kjo e diel, nga data 1 shkurt 2020.
Me këtë rregullore përcaktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës për veprimtaritë tregtare dhe veprimtaritë tjera: prodhuese, shërbyese, hoteleri, ndërtimtari, zejtari dhe të tjera, të cilat veprojnë në territorin e Komunës së Vushtrrisë. Pra, nga kjo javë, të gjitha Veprimtaritë afariste- bizneset janë të obliguara t’i përmbahen orarit të punës, të përcaktuar me rregullore.
Po ashtu, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në Seancën e Kuvendit bëri të ditur se Inspektoriati i Komunës ka hartuar planin operativ dhe do të jetë në terren për të zbatuar rregulloren./21Media