Kontrabandonin sirianë, dy të arrestuar në Vermicë
Konfiskohet vetura e të dyshuarve
Në pikën kufitare në Vermicë mbrëmë rreth orës 19:35 janë arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë, shkruan 21Media.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kishin kontrabanduar katër persona nga Siria”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, vetura e të dyshuarve është sekuestruar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësia për migrim është duke u marr me personat nga Siria./21Media