Osmani citon Gërvallën: Kush u mundue për nder, nder ka gjetë!
Vjosa Osmani poston një thënie të Jusuf Gërvallës
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani pas zhvillimeve të fundit ka zgjedhur që në vend të reagimit ta përdorë një shprehje të veprimtarit, Jusuf Gërvalla.
“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërkohë, burime të RTV21 thonë se Vjosa Osmani do ta marrë postin e Kryetares së Kuvendit, pasi që atë do ta lirojë Glauk Konufca nga LVV./21Media
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1581821948646730/?type=3&theater
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?