Zyrtarë të VV-së e LDK-së në Kuvendin e Kosovës
Pritet të fillojë një konferencë e përbashkët
Në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë zyrtarët e VV-së dhe LDK-së.
Aty janë parë duke hyrë Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Vlora Dumoshi nga LDK, si dhe Albulena Haxhiu e VV-së.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se Vetëvendosje do të mbajë konferencë për medie në orën 09:30, në hollin e Kuvendit.
Përndryshe sot pritet të nënshkruhet marrëveshja në mes këtyre dy subjekteve politike./21Media