Nis votimi i anëtarëve të VV-së për marrëveshjen me LDK-në
Do të votojnë rreth 30 mijë aktivistë
Komisioni i Përgjithshëm Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje, konform statutit të saj, ka nisur referendumin për marrëveshjen me LDK-në, për formimin e Qeverisë.
Marrëveshjet qeveritare sipas nenit 28 të statutit të VV-së parashihen që të vendosen me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, me parimin një aktivist një votë.
Ky referendum do të përfshijë të gjithë aktivistët, të organizuar në të gjitha qendrat e VV-së, ku të drejt vote kanë rreth 30 mijë aktivistë.
Rezultatet e këtij referendumi pritet të bëhen publike sonte në orën 19:00.