Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK vendos banerin në murale, PDK e dënon këtë veprim

PDK vlerësoi se me këtë veprim nga ana e LDK-së u shkelen rregullat dhe legjislacioni

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar pas vendosjes së një baneri të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca mbi një mural, që është vepër publike e mbrojtur me rregullativa ligjore lokale dhe qendrore.

PDK thotë se ky baner i vendosur mbi një mural, paraqet shkelje të rregullave zgjedhore, cenim të të drejtës autoriale, për të cilën gjë autori e muralit mundet të inicojë procedurë gjyqësore për një akt të tillë, si dhe keqpërdorimin e pushtetit komunal, kjo për faktin se me pushtetin politik në Komunën e Ferizajt, qeveris LDK-ja.

“Aq më skadaloz është fakti se kandidati për deputet Grainca, është në lidhje të afërt familjare (djali i vëllaut) me kryetarin e shtabit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj, Faik Grainca. Qyteti i Ferizajt, është qytet që për simbolikë ka një mural, andaj aktet e tilla, të njollosjes politike të një vepre publike, janë fyerje për qytetarët dhe provokim i incidenteve mes grupeve politike, pjesë e garës zgjedhore. Përfundimisht një akt i tillë nga kandidati për deputet Grainca, shkel rregullat zgjedhore për formën dhe vendin e ekspozimit, shkel legjislacionin në fuqi që mbron të drejtën e pronësisë intelektuale, të drejtën e autorit, si dhe njollos një simbolikë të qytetit, i cili identifikohet me murale”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Organet monitoruese të procesit zgjedhor, mekanizmat institucional dhe joqeveritar, ekipin e realizimit të muralit, duhet që ta denoncojnë një akt të tillë, si dhe të merren masa konform rregullativës ligjore në fuqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button