“Lëreni njerëzit të votojnë pa kërcënime”

Sipas ambasadave të shteteve të Quintit të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën që pa kërcënime

Ambasadat e SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës kanë dalë më një deklaratë të përbashkët me anë së cilës deklarojnë se kanë marrë një numër të konsiderueshëm të raportimeve shqetësuese lidhur me përpjekjet për të pasur ndikim përmes frikësimeve dhe kërcënimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

“Në veçanti, duket se ekziston një gatishmëri për të frikësuar dhe detyruar pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës që të votojnë në mënyrë të caktuar. Veprimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Ftojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla ti ndërpresin ato dhe i bëjmë thirrje autoriteteve dhe Policisë së Kosovës që t’i hetojnë këto raste në plotni”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Sipas ambasadave të shteteve të Quintit të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën që pa kërcënime, ndikime dhe frikë të votojnë ashtu siç ua merr mendja.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët e Kosovës t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm qytetarët e Kosovës kanë këtë fuqi dhe përgjegjësi. Si pjesë e komunitetit ndërkombëtar, ne do të punojmë me këdo që përzgjidhni ju”, thuhet në deklaratë.

Back to top button