”Nëse Albini vazhdon me këtë qasje, do ta kërkojmë Ramush Haradinajn”
Miftaraj thotë se do vijë koha që të kërkohet Haradinaj
Ehat Miftaraj ishte i ftuar sonte në emisionin Click në RTV21 ku foli lidhur me publikimin e sotëm të letërkëmbimit mes presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ishte kryeministër, dhe ish sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Miftaraj këtë veprim të Kurtit e konsideron të ngutshëm pasi që nuk është diskutuar me gjithë kabinetin qeveritar.
Sipas tij, nëse Qeveria Kurti nuk e ndryshon këtë qasje atëherë, do të vijë koha kur do kërkohet Ramush Haradinaj. /21Media