Protestë në Kamenicë kundër reformës në arsim
Protestë para shkollës “Hasan Prishtina”
Prindërit bashkë me nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë në komunën e Kamenicës janë duke protestuar kundër reformës në arsim. Ata po vlerësojnë se reforma parasheh mbylljen e kësaj shkollës.
Për 21Media njëri prej prindërve që po proteston, Arben Maliqi ka thënë ky objekt që parashihet të mbyllet i plotëson të gjitha kushtet për mësim. Sipas tij, pjesë e kësaj shkolle kanë mbetur 106 nxënës prej 118 pasi që disa familje janë shpërngulur nga fshati.
Me këtë problem po perballen edhe disa shkolla të fshatit Krilevë dhe Strexoc. /21Media