Ahmeti: Sot shpërndajmë gjëra higjienike për familjet me asistencë
Ahmeti: Rrini në shtëpi, pasi është mënyra më e mirë për parandalim
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha komuna e Prishtinës ka bërë gati 100 shtretër në rast se ka probleme QKUK-ja. Ai ka thënë se këto shtretër mund të vendosen në hapësira të ndryshme, ndërkohë njoftoi se sot do të nisin shpërndarjen e gjërave higjienike për familjet me asistencë.
Ahmeti ka lutur qytetarët që të rrinë në shtëpi, pasi është mënyra më e mirë për parandalim.
Ai tha se kanë bërë dezinfektim të hapësirave publike dhe tash kalohet në fazën ku problemet janë në aspektin ekonomik dhe social.
“E mira kësaj është që po kemi numër të vogël ende”, tha ai. /21Media