“Bujqësia do të ketë trefishim të buxhetit”

Në DebatPërnime përfaqësuesit e partive politike paraqitën planet e tyre për Bujqësi e Industri

Përfaqësuesi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Nehat Emërllahu tha se një nga prioritet kryesore të tyre është zhvillmi ekonomik.

“Sipas programit LDK-AKR-Alternativa, programi konsiston në bujqësi si prioritet në bizneset e mëdha dhe të vogla, biznese familjare, e industri. Bujqësia do të ketë trefishim të buxhetit do të ketë rritje të subvencioneve,  krijim të pikave grumbulluese, themelimi i tri platformave agro-ekonomike, zvogëlimi i importit e kështu me radhë”, tha Emërllahu.

Ndërsa Hykmete Bajrami, tha se fokus i koalicionit është përmirësimi i ambientit./21Media

 

 

Back to top button