Vetëvendosje: 240 milionë euro për bujqësinë

Në kuadër të Debatit Përnime të Jeta Xharrës, përfaqësuesi i Vetëvendosjes Sali Salihu foli për bujqësinë dhe industrinë e vendit

Salihu ceku që dikur Kosova ishte fuqi bujqësore që eksportonte produktet e saja, ndërsa sot edhe për shkak të kushteve klimatike na duhet të importojmë nga jashtë.

Sipas tij bujqësia ka prioritet nacional për lëvizjen Vetëvendosje, duke planifikuar që të ndahet një buxhet prej 240 milionë eurove për mandatin e ardhshëm, shkruan rtv21.tv.

Sipas përfaqësuesit të Vetëvendosjes është e pakuptueshme se me gjithë kushtet e përshtatshme si dhe me fuqinë punëtore të importohen produkte bujqësore, andaj synimi i Vetëvendosjes është që importi të zëvendësohet me prodhim vendor./21Media

Back to top button