”Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve fer”

Soltes tha se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për vendin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.

Presidenti Thaçi falënderoi Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve. “Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Thaçi.

Ndërsa, Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën. “Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh Soltes.

Thaçi po ashtu u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike./21Media

Back to top button