Kaloni te përmbajtja kryesore

BE me porosi të qartë për Londrën

Bisedat për “Brexit” të fillojnë sa më parë

Nuk ka kohë për të humbur në bisedat për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm i Gjermanisë, Mihael Rot, shkruan rtv21.tv

Ai me këtë rast tha se pasi që u bë e qartë se konservatorët e Kryeministres Theresa May nuk fituan shumicën absolute në Parlament, negociatat duhet të fillojnë menjëherë, ngase ora po ecën.

Rot me këtë rast tha se pavarësisht asaj se kush do të formoi qeverinë e re në Londër, tha se koha po ecën dhe se tani nuk duhet humbur kohë, pasi që janë më pak se dy vjet në dispozicion për të finalizuar bisedat për largimin e Britanisë nga unioni.

Edhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i bëri thirrje Londrës që mos të zvarrisë fillimin e negociatave për largimin e Britanisë nga Unioni, pasi që edhe ai shprehu qëndrimin se koha po ecën sa i përket arritjes së marrëveshjes për shkurorëzim mes Londrës dhe Brukselit.

Tusk me këtë rast tha se nuk e di se kur do të fillojnë negociatat për Brexit, por shtoi se një e gjë e di, e që është se negociatat duhet të finalizohen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button