LDK: Besojmë që vullneti i qytetarëve është ndryshe
Konferenca e dytë pas mbylljes së vendvotimeve
Ndërkohë që po bëhet procesi i numërimit të votave, partitë politike po shfrytëzojnë këtë kohë për t’iu drejtuar qytetarëve.
Pas kreut të LDK-së, Isa Mustafa, përfaqësuesi i kësaj partie Florian Dushi mbajti konferencë për media ku tha se besojnë fuqishëm që vullneti i qytetarëve është krejt ndryshe nga ajo e subjekteve porositës të Exit Poll, shkruan rtv21.tv
“Kemi rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje për rreth 12 mijë votues. Prandaj vetë % e daljes në zgjedhje është argumenti më i fuqishëm përball rezultateve të improvizuara e të porositura”, ka thënë Dushi./21Media