Basha: Do të ketë ulje taksash
Basha zotohet për përkrahjen e bizneseve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar se në qeverisjen e tij do të ketë ulje taksash dhe mbështetje për punësimin e të rinjve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha tha se qeverisja e tij do të jetë një përkrahëse e madhe për bizneset.
“Me qytetarët e Burrelit. Taksat të ulëta, qeveri që i mbështet bizneset dhe nuk ushtron dhunë ndaj tyre, mbështetje me stazhe të paguara për punësimin e të rinjve”, ka shkruar Basha./21Media