Nder kandidatet më të votuar te AAK-së!

Ai thotë se nuk ka vend që nuk është votuar

Përderisa ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet palamentare të mbajtura më 11 qershor, kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj e ka shpallur vetën si një ndër kandidatët më të votuar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Nga të dhënat dhe procesverbalet prej qendrave të vendvotimeve dhe komisionerëve del se jam ndër tre- katër kandidatët më të votuar të Aleancës!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Ai madje ka dhënë edhe disa shifra duke treguar nga cilat komuna ka marrë më shumë vota: Deçan, mbi 4500 votues; Pejë mbi 2000 votues; Istog 500 votues; Gjakovë rreth 1500 votues duke njoftuar se po vazhdon numrimi i votave

“Kam disa vendvotime të pjesëshme por jo ende totalin e votave nëpër krejt qytetet! Numri i votave e tejkalon 12.000! Nuk ka pothuajse vend që nuk jam votuar, prandaj pres që nr i votave të rritet!”, ka thënë ai përmes një shkrimi./21Media

Back to top button