Parlamenti Evropian i heq imunitetin e deputetes Marine Le Pen
Me kërkesë të autoriteteve franceze
Parlamenti Evropian ia ka hequr sot imunitetin e deputetes lideres së Frontit Nacional francez Marine Le Pen, me kërkesë të autoriteteve franceze, raporton AFP.
Thuhet se padinë ndaj Le Pen e ka bërë kryetari i Nicës Christian Estros, pasi në maj të vitit 2015 Le Pen kishte thënë për Estros se ai po lejon ISIS-it që të paguar një qira të vogël për xhamitë dhe se është “bashkëpunëtor i xhihadistëve”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?