55 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje të rëndë
Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 55 pacientë me Covid-19. Prej tyre 30 pacientë janë në oksigjenoterapi kurse 12 në gjendje të rënde.
Siç bëhet e ditur nga ky spital gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë.
Ndërsa nga sa i përket stafit të këtij spitali, me koronavirus janë infektuar 5 mjekë, 13 infermierë dhe 2 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?