Zemaj ofron mbështetje për komunitetin egjiptas në kohë pandemie
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot ka takuar përfaqësuesit e komunitetit egjiptas, të cilëve u ka ofruar mbështetjen e tij për menaxhimin e pandemisë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe në të ardhmen, një pjesë e donacioneve që vijnë nga shtetet mike do të shpërndahen në pjesët e Kosovës ku jetojnë egjipasit dhe komunitetet e tjera.
“Gjithashtu, ditët në vijim do të bëj një vizitë, për të parë nga afër vështirësitë me të cilat përballet komuniteti egjipta”, ka shkruar ai në Facebook.