​MPMS sqarohet rreth gabimit për listën e masës 15 të pakos emergjente

 

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar qytetarët se gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit për masën 15 të pakos emergjente, ka ndodhur një gabim teknik, si pasojë e të cilit një numri të përfituesve dje iu është dërguar gabimisht një SMS që nuk dedikohej për ta.

“Të gjitha këto familje sot gjatë ditës kanë pranuar një SMS tjetër sqarues rreth këtij gabimi teknik. Për çdo paqartësi apo ankesë eventuale, palët mund të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jetojnë. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si institucion bartës i procesit të zbatimit të Masës 15, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për këtë lëshim i cili mund të ketë shkaktuar pakënaqësi te pranuesit e SMS-it në fjalë”, thuhet në njoftim.

Back to top button