Shiu dhe erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Obiliq

 

Shiu dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Obiliqit. Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi bëri të ditur se u formua komisioni për verifikimin e dëmeve të shkaktuara.  I pari i Obiliqit u zotua se do t’ju ndihmojë qytetare në sanimin e dëmeve.

“Përveç dëmëve në infrastrukturën rrugore, erërat e mëdha dhe shiu i mbrëmshëm, ka shkaktuar dëme në fushën e bujqësisë dhe dëme të tjera në ekonomitë familjare. Andaj, në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave përpos angazhimit të jashtëzakonshëm të ekipeve në teren, kemi formuar komisionin i cili do bëjë verifikimin e dëmëve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Qytetarë të nderuar, ju siguroj se përkrahja jonë ndaj jush nuk do të mungojë, ne do bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet në infrastrukturë bashkë me ndriçimin publik ndërsa në bujqësi pas verifikimit nga ana e komisionit do të ndihmojmë bujqit dhe fermerët e dëmtuar, me këtë rast ftojmë edhe Ministrinë e Bujqësisë që të ofrojë mbështetjen për të ndihmuar qytetarët tanë”, shkroi Gashi në Facebook./21Media

Përveç dëmëve në infrastrukturën rrugore, erërat e mëdha dhe shiu i mbrëmshëm, ka shkaktuar dëme në fushën e bujqësisë…

Posted by Xhafer Gashi on Tuesday, August 18, 2020

Back to top button