Kaloni te përmbajtja kryesore

Një qytetar nga Deçani humbi betejën me Covid-19

 

Një qytetar nga Srellci i Deçanit ka vdekur sot, pas përballjes me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e institucioneve shëndetësore.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin Covid-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Ramosaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button