Lumenjtë e Kërçovës të mbushura me mbeturina, institucionet nuk marrin përgjegjësi

 

 

Lumi i Zajazit dhe Lumi i Tuhinit të cilët derdhën në Lumin Treska janë të stërmbushur me mbeturina.

Pamjet e TV21 tregojnë disa lokacione nëpër disa fshatra ku kalojnë lumenjtë të cilët përveç mbeturinave kanë edhe drunjë të rrënuar ku mbeturinat e hedhura kanë ngecur dhe vështirësojnë edhe lëvizjen e lirë të lumenjve që mund të çoj deri në përmbytje në raste kur ka reshje të mëdha të shiut.

Por jo vetëm, në këto lumenj përveç mbeturinave derdhen edhe ujërat e zeza, ndërsa banorët e fshatrave po nga këto lumenj ujisin të mbjellat.

Gjendja prapa meje tregon situatën e lumenjve në ish-komunën e Osllomesë dhe në ish komunën e Zajazit, Lumi i Zajazit dhe Lumi i Tuhunit të cilët derdhen në Lumin Treska. Kjo situatë ndodh pasi që fshatrat e Kërçovës, por edhe qyteti i Kërçovës kanë problem me deponinë. Qytetarët duke mos pasur zgjidhje tjetër i hedhin mbeturinat në lum”, Salije Sdiku, gazetare.

TV21 kontaktoi NP komunale të Kërçovës, por nga atje thanë se pastrimi i lumenjve është nën kompetenca të Mistrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë.

Nga Ministria e lartpërmendur na thanë se në përputhje me Ligjin për Ujërat dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, komunat janë përgjegjëse për sigurimin e sistemeve të furnizimit me ujë, grumbullimit të mbeturinave dhe për ujërat e zeza urbane që derdhen në lum.

“1. Në përputhje të dispozitave të Ligjit për Ujëra (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 87/08, 0 …. 52/2016) që i referohen mbrojtjes dhe përmirësimit të regjimit të ujërave (rrjedhave ujore, liqeneve dhe rezervuarëve), subjektet kompetente janë njësitë e vetëqeverisjes lokale – në zonat urbane, ndërsa jashtë vendbanimeve, kompetent është A.D. Ekonomia ujore e Republikës së Maqedonisë Veriore – Shkup.

2. Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për Ujërat dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, komunat janë përgjegjëse për sigurimin e sistemeve të furnizimit me ujë, grumbullimit dhe kullimit të ujërave të zeza urbane”, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinorë.

Për përgjigje u drejtuam edhe tek SHA Ekonomia e ujërave të RM, edhe pse ka kaluar një javë nga drejtoria në fjalë nuk kemi një përgjigje.

Disa pjesë të lumenjve që janë më të rrezikuara banorët e fshatrave me vetiniciativë i kanë pastruar me qëllim që mos të vijë deri tek përmbytjet dhe të largojnë rrezikun nga përhapja e sëmundjeve të ndryshme që eventualisht rrezikojnë të përhapen./TV21

Back to top button