Shkenctaret kosovare zënë vendin e dytë në botë në Olimpiadën “GENIUS 2017”
Bursa shkollimi për shkencëtaret e reja
Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Republikën e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare “ GENIUS- 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme kanë fituar çmimin e dytë.
Blerona Zulfaj, Kaltrina Hyseni, Çlirimtare Ramadani, Ema Halimi, Emira Jetishi, Elena Hyseni dhe Zana Shehu të shoqëruar nga Profesoresha Eriona Basha janë shtatë shkencëtaret e reja kosovare që kanë marrë medalje argjendi.
Në saje të rezultateve të vlerësuara nga kjo garë nxënësit e Gjimnazit njëkohësisht kanë fituar edhe bursat nga Oswego State University of New York.
Ndryshe, në këtë garë ishin mbi 3 mijë e 500 projekte shkencore nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1250 nga projekte finalistë. Deri më tani Gjimnazi “Hasan Nahi” prej themelimit të saj në vitin 2013 i ka sjellë Kosovës 30 medalje ndërkombëtare./21Media