Kaloni te përmbajtja kryesore

Dhurohen 1.5 milionë dollarë për ta ndihmuar Kosovën në pandemi

 

Fondacionet për Shoqëri të Hapur njoftuan sot se planifikojnë të dhurojnë 1.5 milionë dollarë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Fondet emergjente do të shfrytëzohen nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur për të blerë rreth 100,000 teste Real Time PCR për COVID-19 dhe do ta bëjnë të mundshme që institucionet publike të rrisin kapacitetet e tyre testuese, përfshirë edhe spitalet rajonale – një shtytje e madhe për institucionet publike të cilat për momentin mund të procesojnë rreth 500 teste në ditë.

Testimi është një hap i rëndësishëm në asistimin e kontrollimit të pandemisë,” deklaroi Alexander Soros, zëvendëskryesuesi i Bordit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur. “Fitorja në luftën kundër COVID-19 është kyçe për të bërë të mundshme që populli i Kosovës të lulëzojë dhe prosperojë”, tha Alexander Soros, zëvendëskryesuesi i Bordit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur.

Ky grant i njëhershëm emergjent është pjesë e angazhimit më të gjerë të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur për të lehtësuar efektet e pandemisë. Në prill, Fondacionet premtuan një investim prej 130 milionë dollarësh për të luftuar shkatërrimin e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën. Vetëm në Kosovë, Fondacioni ka shpenzuar rreth 600,000 dollarë për të ndihmuar komunitetet e ndjeshme, punëtoret jo-formalë dhe mediat e pavarura.

Pandemia i ka zbuluar pikat e ndjeshme të sistemit tonë të shëndetit publik dhe ka dërmuar ekonominë tonë,” deklaroi Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. “Ne shpresojmë se rritja e kapaciteteve testuese do të ndihmojë institucionet e Kosovës në menaxhimin e krizës shëndetësore dhe do të kontribuojë në hapjen e sigurtë të ekonomisë”, përfundoi ai.

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, i themeluar në shtator të vitit 1999, është pjesë e Fondacioneve për Shoqëri të Hapur – rrjet i fondacioneve filantropike dhe donatori më i madh privat i grupeve të pavarura që janë të angazhuara për drejtësi, qeverisje demokratike dhe drejtat e njeriut./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button