Qeveria vazhdon përkrahjen për sektorin e qumështit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot informoi se po punohet intensivisht drejt tejkalimit të sfidave, me të cilat po ballafaqohet sektori i qumështit në vendin tonë si rezultat i pandemisë COVID-19.
“Prodhuesit dhe përpunuesit kosovar të qumështit janë ndër bujqit më të zellshëm në vendin tonë që me përkrahjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë kanë ndërtuar kapacitete prodhuese dhe përpunuese për të shërbyer qytetarët kosovar me qumësht dhe produkte të qumështit.”, bëri të ditur ministria përmes komunikatës.
Po ashtu, u theksua se do të ndihmohet sektori i qumështit në tejkalimin e sfidave.
“Ne do të jemi vazhdimisht pranë tyre – edhe në këto kohëra të vështira të pandemisë COVID-19 – për të ju ndihmuar në tejkalimin e sfidave me mundësitë ligjore, administrative dhe financiare që kemi në dispozicion.”, informoi më tutje ministria./21Media