Filloi shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës

 

Sot filloi shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili informoi se do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës. Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën”, shkroi Cakaj ndër të tjera në facebook./21Media

Back to top button