Arrestohet nëna që rrahu fëmijët dhe familjarët tjerë në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua e cila, sipas tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj dhe më pas ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në Podujevë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media