Rriten rastet e të infektuarve me coronavirus në shkollat e Prishtinës

 

Tri shkolla fillore në Prishtinë kanë shënuar rastet e para me COVID-19, pas fillimit të vitit shkollor.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, në një prononcim  ka deklaruar se në shkollën “Hasan Prishtina” një nxënëse e klases së 7-të ka rezultuar pozitiv me coronavirusin e ri.Shala thotë se kjo klasë do ta vazhdojë mësimin online. Ajo shton se nxënësja ka vijuar mësimin vetëm ditën e hënë.

Në shkollën “Hasan Prishtina” një klasë e 7-të vazhdon mësimin online, pasi një nxënëse ka rezultuar pozitiv dhe ka vijuar mësimin vetëm ditën e hënë”, tha drejtoresha.

Ndërkaq, për shkollën “Faik Konica” që ka katër arsimtarë të infektuar, Shala theksoi se do mbyllet shkolla e mësimi do të vazhdojë online.

Më tej ajo bëri të ditur se e njëjta situatë është edhe me shkollën “Nexhmi Mustafa”.

“Në dy paralele të ndara në Lebanë dhe Rimanishtë, tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik, edhe këto dy paralele të ndara vazhdojnë për dy javë online”, tha Shala./kallxo

Back to top button