Themelohet zyra për ndihmë qytetarëve të Luginës së Preshevës

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të themelojë Zyrën për asitencë për qyetarët e Lugincës së Preshevës.

Propozimin për themelimin e kësaj zyre e ka bërë zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj në mbledhjen e qeverisë.

“Zyra formohet që të ofrojë një drejtor dhe që automatikisht i përgjigjet zyrës së kryeministrit të Kosovës. Qeveria e Kosovës angazhohet që të marr masa për lehtësimin e masave për jetën e qytetarëve atje, gjendje. Në arsim, furnizimi i bibliotekave në Luginë, mbështetje aktiviteteve, mbështetje medieve dhe OJQ-ve lokale”, ka thënë Selmanaj./21Media

 

Back to top button