Pacolli e uron Ramën

Pacolli i ka uruar Shqipërisë  suksese në rrugën  evropiane

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar kryetarin e PS-së në Shqipëri, siç ka thënë ai për fitoren që ka shënuar në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një ditë më parë në Shqipëri edhe pse ende s’ka përfunduar numërimi i votave mirëpo PS po prinë në zgjedhje kundrejtë PD.

“E uroj mikun tim, Kryeministrin Rama, për fitoren e tij madhështore në zgjedhjet e 25 qershorit. Shqipërisë i uroj sukses në rrugën e saj evropiane, për të cilën jam i bindur që do të arrijë. Urime gjithë shqiptarëve!” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Back to top button