Partitë zëvendësojnë 21 kandidatë për deputetë që nuk u certifikuan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputetë.
21 kandidatë për deputetë nga gjithsej 47 që kanë probleme me ligjin janë tërhequr. Kjo u bë e ditur nga Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike.
“Nga 47 në listë kanë mbetë vetën 26”, theksoi ai.
Këshilli Gyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë./21Media